Bota

Misteret e masakrës së Cetinjes, DETAJE të pashpjegueshme të krimit masiv në Mal të Zi, Policia: Autori u vra me 5 plumba

Mediat malazeze raportuan më herët se Borilovic u vra nga Nenad Kaluderoviç, duke e cilësuar si hero pasi ngjarja mund të kishte marrë edhe përmasa më tragjike, por do të jetë ekspertiza e policisë që do të faktojë nga se u vra autori i masakrës së Cetinjës.

14 Gusht 2022, 16:44 Nga k.m.
Misteret e masakrës së Cetinjes, DETAJE të pashpjegueshme të
Vuk Boriloviç

MAL I ZI-  Vuk Boriloviç, autori i masakrës së vrasjes së 10 shtetasve dhe plagosjes së 6 personave në Cetinje të Malit të Zi, sipas autoriteteve policore është qëlluar me 5 plumba. Mediat malazeze raportuan më herët se Borilovic u vra nga Nenad Kaluderoviç, duke e cilësuar si hero pasi ngjarja mund të kishte marrë edhe përmasa më tragjike, por do të jetë ekspertiza e policisë që do të faktojë nga se u vra autori i masakrës së Cetinjës.

Sipas autoriteteve policore është qëlluar me 5 plumba.

Motivet e këtij krimi më masiv në historinë e Malit të Zi janë ende të pashpjeguara, por dëshmitë e para të atyre që e njohën vrasësin thonë se ai ka qenë dukshëm i paqëndrueshëm mendërisht së fundmi. Se ai ndoshta kishte planifikuar një krim të tillë, tregon edhe fakti se disa ditë më parë ai transferoi gruan dhe tre fëmijët e tyre në Herceg Novi.

Boriloviçi punonte në pyll dhe kishte shumë armë gjahu dhe municione në shtëpi. Rreth orës 15:30, ai trokiti në derën e një banese të veçantë në shtëpinë e tij, banesën ku banonte familja Martinoviç. Ata ishin qiramarrësit e tij. Në banesë ishin infermierja Natasha Pajoviç Martinoviç (35) dhe dy djemtë e saj - Marko, 11 vjeç dhe 3 vjet më i ri Mašan. Sipas asaj që dihet deri më tani, dyshohet se ka pasur një debat pas së cilës Boriloviç ka qëlluar.

Djemtë u përpoqën të fshiheshin, por vrasësi nuk i kurseu - ai vrau pa mëshirë fëmijët e pafajshëm. Ai ka plagosur rëndë nënën e tyre. Pasi ka masakruar një grua të pafajshme dhe dy djemtë e saj, vrasësi del nga shtëpia dhe telefonon në celular Millosh Martinoviçin, bashkëshortin e Natashës së plagosur rëndë dhe i tha: Të kam vrarë familjen dhe familjen time!

Dhe u drejtua në lagje për të vazhduar "festën" e tij të përgjakshme.

Në 45 minutat e mëpasshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij në qytetin Cetinje, vrau dhe 7 të tjerë. 

Me armë gjahu në dorë, hyri në shtëpinë e fqinjëve të tjerë duke vrarë të moshuarit Danijela dhe Dimitrije Dreçun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Dreçun. Më pas vrau dhe djalin e tyre Rajko Dreçun, i cili vrapoi menjëherë drejt shtëpisë kur dëgjoi të shtënat. Mali i Zi shpalli tre ditë zie kombëtare. Një ceremoni e veçantë u zhvillua në Cetinje me prezencën e autoriteteve më të larta shtetërore si presidenti dhe kryeministri. Kjo është ngjarja më e rëndë dhe më shokuese në historinë e këtij shteti./ Blic.rs

vuk boriloviç masakra ne malin e zi

Sondazh

Poll