Bota

Alarm në Greqi, avioni bën ulje emergjente, filmohet duke nxjerrë tym

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses, situata është normalizuar, por nuk dihet ende nëse ka persona të dëmtuar nga ngjarja në fjalë apo jo.

14 Gusht 2022, 18:12 Nga F.M
Alarm në Greqi, avioni bën ulje emergjente, filmohet duke nxjerrë
Avioni

GREQI- Alarm në Greqi. Një avion është ulur në aeroportin "Eleftherios Venizelos" duke nxjerrë tym nga kabina. Mediat greke shkruajnë se një avion Airbus 321 i Air France bëri një ulje emergjente, pasi kishte pësuar një defekt.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses, situata është normalizuar, por nuk dihet ende nëse ka persona të dëmtuar nga ngjarja në fjalë apo jo.

Pasagjerët janë ende në pritje të udhëzimeve për të mbërritur në Heraklion pasi fluturimi ishte nga Parisi për në Heraklion të Kretës.

greqi

Sondazh

Poll