Aktualitet

HARTA LIVE !Reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin, si do jenë temperaturat sot

Reshjet dhe shtrëngatat nisën në bregdet mëngjesin e së shtunës dhe gjatë ditës së sotme do të spostohen drejt zonave malore, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e rrebeshet, si dhe shkarkesat elektrike me breshër të izoluar.

14 Gusht 2022, 07:19 Nga d.a.
HARTA LIVE !Reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin, si do
Foto ilustruese

TIRANË- Kjo e dielë nuk do të jetë si fundjavat e tjera të sezonit të verës pasi që në orët e para të mëngjesit moti do të karaterizohet nga vranësira hera herës të dendura deri në mesditë. Më tej do të mbizotërojnë kthjellimet.

Reshjet dhe shtrëngatat nisën në bregdet mëngjesin e së shtunës dhe gjatë ditës së sotme do të spostohen drejt zonave malore, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e rrebeshet, si dhe shkarkesat elektrike me breshër të izoluar. Në bregdet dhe zonat e ulëta, reshjet do të rikthehen sërish në mbrëmje vonë e deri mëngjesin e së dielës. Deri në mesditë, reshje parashikohen të kenë vetëm zonat malore ku dhe aty do të ndërpriten pasdite, për ti lënë vendin motit të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

moti 14 gusht 2022 moti sot

Sondazh

Poll