Aktualitet

EMRI/ Aksident me vdekje në Fier, ndërron jetë kalimtari

E. K., 36 vjeç, banues në Metaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar Zaimin, i cili po kalonte rrugën në ato çaste.

13 Gusht 2022, 22:43 Nga F.M
EMRI/ Aksident me vdekje në Fier, ndërron jetë kalimtari
Foto Ilustruese

FIER- Një 52-vjeçar i identifikuar si Bilbil Zaimi, banues në fshatin Metaj të Fierit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Metaj.

Sipas njoftimit të policisë, E. K., 36 vjeç, banues në Metaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar Zaimin, i cili po kalonte rrugën në ato çaste. 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi: Sot, rreth orës 22:00, në fshatin Metaj, Fier, shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Metaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin B. Z., 52 vjeç, banues në Metaj, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

bilbil zaimi aksident me vdekje ne fier

Sondazh

Poll