Art&Argëtim

Perandoria e modës e Victoria Beckham ka 54 MILION £ borxhe

Të ardhurat totale për grupin "Victoria Beckham Holdings" ranë 6% në 36.1 milion £ ( nga 38.3 milion £ që ishin në 2019) për shkak të efekteve të pandemisë globale.

14 Gusht 2022, 09:50 Nga k.m.
Perandoria e modës e Victoria Beckham ka 54 MILION £ borxhe
Victoria Beckham

BRITANI E MADHE- Kompania e veshjeve të Victoria Beckham ka borxhe prej 53.9 milionë paundësh. Marka e stilistëve dhe firma e saj e re e kozmetikës humbën 6.6 milionë paund në vitin 2020. Në vitin 2019, ajo grumbulloi 15.6 milionë £ borxhe.

Të ardhurat totale për grupin "Victoria Beckham Holdings" ranë 6% në 36.1 milion £ ( nga 38.3 milion £ që ishin në 2019) për shkak të efekteve të pandemisë globale. Por llogaritë vjetore të depozituara në Companies House në Londër këtë javë tregojnë se Victoria dhe bashkëshorti i saj kapën 11.6 milion £ deri në dhjetor 2020 - krahasuar me 4.5 milion £ që të dy bashkë fituan në 2019.

Pjesa më e madhe e parave ishte nga marrëveshjet e Davidit me firma si Adidas, prodhuesi i orëve 'Tudor' dhe uiski 'Haig'. Megjithatë kjo nuk e ndryshon situatën financiare të vështirë në të cilën ndodhet firma e bashkëshortes së tij./mirror.co.uk

victoria beckham

Sondazh

Poll