Art&Argëtim

'Një i tretë u fut në mes', detaje të reja nga divorci i bujshëm i Francesco Tottit dhe Ilary Blasit

Ka zëra për një afrimitet të tepruar mes Blasit dhe trajnerit roman të fitnesit, Cristiano Iovino, një histori që ka nisur shumë muaj më parë dhe mendohet se është bërë shkak për ftohjen e çiftit të bashkëshortëve.

13 Gusht 2022, 19:19 Nga e.k
'Një i tretë u fut në mes', detaje të reja nga
Francesco Tottit dhe Ilary Blasit

ITALI- Ka kaluar një javë nga divorci i bujshëm dhe çifti Francesco Totti dhe Ilary Blasit mbeten në qendër të vëmendjes për shkak se detaje të reja dalin në dritë.

Deri tani është lënë të kuptohet se shkak i krizës së çiftit është historia e nisur mes ish-kapitenit të Romës dhe Noemi Bocchit por e vërteta mund të jetë tërësisht ndryshe, shkruajnë mediat italiane.

Ka zëra për një afrimitet të tepruar mes Blasit dhe trajnerit roman të fitnesit, Cristiano Iovino, një histori që ka nisur shumë muaj më parë dhe mendohet se është bërë shkak për ftohjen e çiftit të bashkëshortëve.

Blasi dhe Iovino kanë nisur të shoqërohen rreth një vit e gjysmë më parë dhe Totti e ka kuptuar një gjë të tillë duke u distancuar nga bashkëshortja dalëngadalë.

francesco totti ilary blasit

Sondazh

Poll