Art&Argëtim

'Nuk jam i martuar', Ledri Vula habit me përgjigjen e tij, fansja: Ta ha zemrën

Por Ledri ka habitur me reagimin e tij, ku duke qeshur tha: “Nusja më shumë? Ende s’jam martuar”, duke shtuar: “Mos më thuaj zemrën ta ha, se unë përveeç zemrës të gjitha t’i fal”. Reperi përmendi kështu një fragment të këngës së tij të njohur “Merri Merri.”

13 Gusht 2022, 14:59 Nga e.k
'Nuk jam i martuar', Ledri Vula habit me përgjigjen e tij,
Sara Hoxha dhe Ledri Vula

TIRANË- Reperi Ledri Vula dhe blogerja Sara Hoxha janë padiskutim një nga çiftet më të përfolura të momentit. Ata duken të lumtur krah njëri-tjetrit teksa janë prindër dhe të një vajze, Poem.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen kësaj here ka qenë një reagim i bërë nga reperi gjatë një koncerti. 

Gjatë videos dëgjohet fansja e cila i thotë Ledrit: “Ta ha zemrën”.

Më tej pasi reperi ripërsërit fjalinë e saj në sfond dëgjohen fanset të cilat thonë: “Nusja më shumë, të fala nuses”. 

Por Ledri ka habitur me reagimin e tij, ku duke qeshur tha: “Nusja më shumë? Ende s’jam martuar”, duke shtuar: “Mos më thuaj zemrën ta ha, se unë përveeç zemrës të gjitha t’i fal”. Reperi përmendi kështu një fragment të këngës së tij të njohur “Merri Merri.”

ledri vula

Sondazh

Poll