Art&Argëtim

Puthja legjendare - simbol i fundit të Luftës së Dytë Botërore

Mes entuziazmit të përgjithshëm, një marinar kap një infermiere dhe i jep asaj një puthje pasionante në Times Square. Eisenstadt, duke ecur me kamerën e tij të markës Leica në rrugët e metropolit amerikan, 'kap' këtë moment.

14 Gusht 2022, 09:40 Nga k.m.
Puthja legjendare - simbol i fundit të Luftës së Dytë
Puthja e famshme

SHBA- Kjo fotografi legjendare e realizuar nga fotoreporteri amerikan Alfred Eisenstadt, më 14 gusht 1945, simbolizon përfundimin efektiv të Luftës së Dytë Botërore.

Mes entuziazmit të përgjithshëm, një marinar kap një infermiere dhe i jep asaj një puthje pasionante në Times Square. Eisenstadt, duke ecur me kamerën e tij të markës Leica në rrugët e metropolit amerikan, 'kap' këtë moment. Fotoja që e bëri të njohur u publikua në revistën Life. Siç zbuloi vite më vonë, nëse burri nuk do të kishte veshur të zeza dhe gruaja me të bardha, ai nuk do ta kishte bërë kurrë atë foto të veçantë.

Eisenstadt, natyrisht, nuk i mbajti emrat e protagonistëve të fotografisë së tij të famshme, por gruaja u zbulua se ishte Greta Friedman, e cila së fundmi u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare. Ditën e shkrepjes së fotos ajo ishte 21 vjeç dhe punonte si asistente dentar. Në vitin 2012 ajo zbuloi se as nuk e kishte parë marinarin përpara se ai ta kapte dhe ta puthte.

Për marinarin në foto ka pasur dyshime, pasi nuk i duket qartë fytyra. Shumë pretenduan se ishin marinarët në foto dhe madje disa prej tyre u përpoqën ta çonin çështjen në gjykatë. Pas vitesh polemikash, tani besohet burri në foto ishte George Mendonza, i cili është ende gjallë dhe në atë kohë, në moshën 23-vjeçare, pasi ishte kthyer nga shërbimi.

alfred eisenstadt greta friedman george mendonza

Sondazh

Poll