Aktualitet

Plagosja e Admir Bejos, policia: 45-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën

Bejo ndodhet në spitalin e Beratit.

13 Gusht 2022, 21:02 Nga F.M
Plagosja e Admir Bejos, policia: 45-vjeçari është jashtë
Foto Ilustruese

KUÇOVË- Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë mbrëmje në Kuçovë. Mësohet se i plagosuri Admir Bejo, 45 vjeç, ndodhet në spitalin e Beratit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë Kuçovë: Informacion paraprak. Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit  për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor,  shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë  për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje"

plagoset admir bejo admir bejo

Sondazh

Poll