Aktualitet

VIDEO/ Asnjë kamerë sigurie në zonë, pamjet nga vendi ku u gjet i plagosur Admir Bejo

Kjo zonë nuk ka asnjë kamerë sigurie, gjë që do ta vështirësojë punën e grupit hetimor.

13 Gusht 2022, 21:31 Nga F.M
VIDEO/ Asnjë kamerë sigurie në zonë, pamjet nga vendi ku u
Vendi ku u gjet i plagosur Admir Bejo

KUÇOVË- Pamjet që po shikoni vijnë nga lagjia ‘1 Maji’ në Kuçovë. Në këtë zonë u gjet i plagosur me armë zjarri Admir Bejo, 45 vjeç. Në video duken efektivët e policisë që kanë rrethuar zonën. Ata kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe po kërkojnë gëzhojat e plumbave me të cilët është qëlluar Bejo. Kjo zonë nuk ka asnjë kamerë sigurie, gjë që do ta vështirësojë punën e grupit hetimor.

45-vjeçari ndodhet në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën. Bejo është një person me precedent penalë.  Në vitin 2007, ai bashkë me të vëllanë, Ilija Bejo u bën atentat dy vëllezërve Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Sherri mes dy palëve kishte nisur për një vajzë. Nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me atë të 15 viteve më parë.

admir bejo plagoset admir bejo

Sondazh

Poll