Aktualitet

Gjendet një person i vdekur në Pogradec, dyshohet se ka ndërruar jetë prej 4 ditësh

Dyshohet se personi në fjalë ka ndërruar jetë katër ditë më parë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

13 Gusht 2022, 20:36 Nga F.M
Gjendet një person i vdekur në Pogradec, dyshohet se ka ndërruar
Foto Ilustruese

POGRADEC- Një person është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në Pogradec. Mësohet se personi në fjalë ka ndërruar jetë prej ditësh, por vetëm sot është konstatuar nga familjarët e tij.

Paraprakisht dyshohet se personi në fjalë ka ndërruar jetë katër ditë më parë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Familjarët pasi e kanë kostatuar kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg. Pritet të zbardhet shkaku i vdekjes së personit në fjalë. 

pogradec policia e pogradecit

Sondazh

Poll