Aktualitet

Ishte arratisur një vit më parë nga burgu, kapet 39-vjeçari shqiptar në Itali

39-vjeçari ishte arratisur më 28 korrik nga një objekt në Mesero, ku vuante dënimin. Hetimet nisën menjëherë pas arratisjes së shqiptarit dhe u fokusuan në territorin romak të Rocca Cencia, vend ku ai ishte arrestuar tashmë në të shkuarën. 

13 Gusht 2022, 09:23 Nga d.a.
Ishte arratisur një vit më parë nga burgu, kapet
policia italiane

ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar ishte zhdukur korrikun e kaluar nga provinca e Milanos, ku po vuante dënimin e tij në burgun e zonës. Megjithatë, shqiptari u gjet dhe u arrestua më 10 gusht në periferi lindore të Romës, më shumë se 600 kilometra larg. 

Sipas mediave vendase, 39-vjeçari ishte arratisur më 28 korrik nga një objekt në Mesero, ku vuante dënimin. Hetimet nisën menjëherë pas arratisjes së shqiptarit dhe u fokusuan në territorin romak të Rocca Cencia, vend ku ai ishte arrestuar tashmë në të shkuarën. 

Kjo nuk ishte hera e parë që ai arratisej, pasi në fakt, në vitin 2020, ai arriti të arratisej nga burgu i Velletri para se të bllokohej pas një ndjekjeje të guximshme në kryeqytet. Një vit më parë, megjithatë, ai u arrestua në Linate për kthimin në Itali, pasi u dëbua për një sërë krimesh të kryera ndër vite, përfshirë tentativën për vrasje të një punonjësi të policisë. 

Pas rikthimit në qeli 39-vjeçari shqiptar duhet të vuajë ende dënimin me 1 vit e 3 muaj por ndërkohë pritet dhe vendimi për arratisjen.

policia italiane ndalohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll