"Franca digjet, ai shëtit me “Jet Ski”/ Macron në qendër të kritikave për pushimet
FRANCË- Imazhi i presidentit francez Emmanuel Macron në një “Jet Ski”, pas thirrjes së tij drejtuar qytetarëve francez...
Vërejtjet i referohen skandalit të mbikëqyrjes greke që ka minuar rëndë pozicionin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis pasi ai pranoi të hënën se Shërbimi Informativ Kombëtar (EYP) përgjonte liderin e opozitës dhe ish-deputetin e BE-së, Nikos Androulakis.
BRUSKEL- Komisioni Evropian ka kërkuar zyrtarisht informacion për skandalin e përgjimeve nga qeveria greke, mëson Anadolu Agency të enjten.
“Më 29 korrik, Komisioni (Europian) i dërgoi një letër ambasadorit grek në BE, duke kërkuar informacion mbi hetimet në vazhdim në lidhje me përdorimin e Predator në Greqi”, tha një zyrtar i BE-së për Anadolu Agencynë kushte anonimiteti.
Vërejtjet i referohen skandalit të mbikëqyrjes greke që ka minuar rëndë pozicionin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis pasi ai pranoi të hënën se Shërbimi Informativ Kombëtar (EYP) përgjonte liderin e opozitës dhe ish-deputetin e BE-së, Nikos Androulakis.
Komisioni Evropian reagoi herët ndaj ngjarjeve që po shpaloseshin pasi organi ekzekutiv i BE-së kërkoi detaje në të njëjtën ditë kur drejtori i EYP-së, Andreas Kontoleon dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrit, Grigoris Dimitriadis, dhanë dorëheqjen pas rrëfimit të të parës në një komision parlamentar se agjencia e tij kishte spiunuar gazetarin Thanasis Koukakis.
Anitta Hipper, zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështjet e brendshme, tha në fillim të kësaj jave se organi ekzekutiv i BE pret që autoritetet greke të shqyrtojnë "tërësisht" akuzat që rrjedhin nga skandali i spyware.
“Çdo përpjekje e shërbimeve të sigurisë kombëtare për të hyrë në mënyrë të paligjshme në të dhënat e qytetarëve, përfshirë gazetarët dhe kundërshtarët politikë, nëse konfirmohet, është e papranueshme”, tha ajo.
Në parim, është kompetencë e shteteve anëtare të BE-së të hetojnë shkeljet që lidhen me funksionimin e shërbimeve të sigurisë kombëtare. Megjithatë, vendet janë gjithashtu të detyruara nga ligji i BE-së për mbrojtjen e të dhënave dhe praktika gjyqësore e gjykatës së BE-së për të drejtat themelore.
Koukakis, gazetari i cili ishte gjithashtu nën vëzhgim, do të dalë më vonë këtë muaj përpara komitetit PEGA të Parlamentit të BE-së që heton përdorimin e spyware nga vendet anëtare të BE-së, ndërsa lideri i opozitës Androulakis gjithashtu pritet të dëshmojë më vonë.
FRANCË- Imazhi i presidentit francez Emmanuel Macron në një “Jet Ski”, pas thirrjes së tij drejtuar qytetarëve francez...
Nuredin Ibishi KOSOVË- Eksperti i sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi në një intervistë për Ekonomia Online ka th&eu...
Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy tha në fjalimin e tij të përditshëm të enjten vonë se "nj&eum...
zjarr ne France FRANCË- Zjarrfikësit nga e mbarë Evropa kanë filluar të arrijnë në Francë për të ndihmuar...
vajzat britanike GREQI- Një grup prej tre vajzash janë me fat që janë gjallë pasi njësia e ajrit të kondicionuar në...
Akullnaja ZVICËR- Ka qenë një verë tepër e nxehtë në të gjithë Evropën dhe këto temperatura rekord ...
varret KOSOVË- "Në gëzohemi që puna jonë në Kosovë ka një bazë kontraktuale dhe mund të fillojë. Ne ...
cifti SPANJË- Policia spanjolle ka vënë në dispozicion të gjyqtarit një 52-vjeçar i cili u arrestua dje në Valenc...
GJERMANI- Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder padit Bundestagun për rikthimin e privilegjeve të tij si ish-kancelar. 78 vjeçari kër...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth debateve të ditëve të fundit në lidhje me çështje...