Bota

"Franca digjet, ai shëtit me “Jet Ski”/ Macron në qendër të kritikave për pushimet

Duke njoftuar se Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Rumania kanë ardhur për të ndihmuar në luftimin e zjarrit në Francë, presidenti Emmanuel Macron nuk i ndalon pushimet në Fort de Bregançon në bregdetin e Mesdheut, madje shijoi edhe banjo dielli në plazh.

12 Gusht 2022, 13:14 Nga k.m.

FRANCË- Imazhi i presidentit francez Emmanuel Macron në një “Jet Ski”, pas thirrjes së tij drejtuar qytetarëve francez për të “kursyer energjinë” ka nxehur debatet në Francë. Ligjvënësit dhe përdoruesit e mediave sociale e akuzuan presidentin si “me dy fytyra”. 

Duke njoftuar se Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Rumania kanë ardhur për të ndihmuar në luftimin e zjarrit në Francë, presidenti Emmanuel Macron nuk i ndalon pushimet në Fort de Bregançon në bregdetin e Mesdheut, madje shijoi edhe banjo dielli në plazh.

Fotot ekskluzive janë publikuar jo vetëm në mediat franceze, por edhe në mediat britanike e kudo. Opozita thekson se jet ski i përdorur nga Macron, i cili këshillon qytetarët e tij të kursejnë energji, konsumon më shumë karburant se edhe një makinë. Sipas rregullave të Elysees, ministrat duhet të bëjnë pushimet e tyre në “një destinacion të përputhshëm me ushtrimin e përgjegjësive të tyre”, brenda një fluturimi dy orësh nga kryeqyteti në rast se kërkohet prania e tyre urgjente.

 

emmanuel macron

Sondazh

Poll