Bota

Temperaturat zbulojnë misterin 50-vjeçar, shkrirja e akullnajave nxjerr në sipërfaqe trupat e humbur

Zvicra është një vend më i njohur për peizazhet e saj malore me borë, së bashku me akullnajën e famshme Aletsch.

12 Gusht 2022, 11:27 Nga k.m.
Temperaturat zbulojnë misterin 50-vjeçar, shkrirja e akullnajave
Akullnaja

ZVICËR- Ka qenë një verë tepër e nxehtë në të gjithë Evropën dhe këto temperatura rekord po ndihmojnë për të zbuluar disa sekrete befasuese. Zvicra është një vend më i njohur për peizazhet e saj malore me borë, së bashku me akullnajën e famshme Aletsch.

Akullnaja ndodhet në Kantonin e Valais, që ndodhet në pjesën jugore të vendit, e pikërisht këtu janë zbuluar rrënojat e një aksidenti avioni që ndodhi më shumë se 50 vjet më parë. Gazeta rajonale zvicerane "24 Heures" raportoi se trupat ishin ato të një mësuesi, shefi mjekësor dhe djalit të tij, me treshen që të gjithë vijnë nga Zyrihu.

“Hetimet kanë përcaktuar se pjesët ishin nga rrënojat e një avioni Piper Cherokee, i cili u rrëzua në këtë vend më 30 qershor 1968,”- thuhet në një deklaratë nga oficerët lokalë. Eshtrat u gjetën në akullnajën Chessjen, në një shteg të vjetër ecjeje që nuk është përdorur për 10 vjet./ ladbible.com

zvicra

Sondazh

Poll