Bota

Kurti nuk ndryshon qëndrim për shaminë: S'duhet të ketë ndalim, por mosha 16 vjeç është pragu

Kurti tha se edhe tani si kryeministër ai nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, por se moshën 16 vjeçare e konsiderojnë si prag.

12 Gusht 2022, 10:32 Nga d.a.
Kurti nuk ndryshon qëndrim për shaminë: S'duhet të
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth debateve të ditëve të fundit në lidhje me çështjen e mbajtjes së shamisë në shkolla pas fillimit të një fushate që kërkon ndryshimin e një udhëzimi administrativ që ndalon shaminë në shkolla.

Kurti tha se edhe tani si kryeministër ai nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, por se moshën 16 vjeçare e konsiderojnë si prag.

“Ministria e Arsimit është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që e kanë nisur një fushatë për ndryshim të udhëzimit administrativ. Ne do ta kemi edhe projektligjin për liritë fetare, për komunitetet fetare që do ta sjellim në Kuvend. Por, qëndrimin e kam thënë para shumë vjetëve. Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, duhet të jenë të lirë, por gjithashtu kam thënë se mosha 16 vjeçare është pragu. Ju e dini qëndrimin tim politik, tash jo si kryeministër i Kosovës, por si dikush që e ka thënë shumë herët”.-tha Kurti.

Kurti tha se mosha 16 vjeçare duhet të jetë prag edhe për moshën e votimit siç e kanë disa shtete të botës.

albin kurti ligji per shamite

Sondazh

Poll