Bota

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Kur flasim për vrasje dhe sulme i referohen vetes së tyre

Kryeministri tha se deklaratat në Beograd për vrasje e dhunë flasin për vete dhe imagjinatën e tyre e jo për Republikën e Kosovës.

12 Gusht 2022, 10:05 Nga d.a.
Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Kur flasim për vrasje dhe
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas vizitës në Doganë, i është përgjigjur deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç se Kosova po përgatitet për sulm ndaj serbëve në veri.

Kryeministri tha se deklaratat në Beograd për vrasje e dhunë flasin për vete dhe imagjinatën e tyre e jo për Republikën e Kosovës.

Së pari edhe në bazë të fitores së shkurtit të vitit të kaluar unë jam kryeministër i shpresës dhe i progresit ndërsa në serbi keni një president të frikës dhe kërcënimit. Kur flasin për dhunë në Serbi flasin për vete nuk flasin për republikën tonë, për ne flasin instituicionet”, tha ai.

Kreu i qeverisë shtoi se Kosova është pro paqes dhe stabilitetit afatgjatë dhe se vendimi i reciprocitetin, i cili duhej të hynte në fuqi më 1 gusht, do të ishte.

Dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore mirëpo me 31 korrik u ngritën ato barrikada prej njerëzve që kishin nxitur dhe organizuar e financuar strukturat paralele që u bënë banda kriminale pra kur ata flasin flasin për vete ne jemi për paqe dhe stabilitet afatgjatë. Jemi te doganat e Kosovës në vitin 2021 janë rritur mbi 30% të hyrat në dallim me vitin 2020. Këtu konstatojmë progresin e Kosovës.  Ne duhet ta mbrojmë këtë progres dhe ka autokratë që janë të shqetësuar me progresin e Kosovës, mos harroni se deklaratat e Beogradit kur folin për Kosovën janë duke folur për vete”, u shpreh Kurti.

Ditën e djeshme Vuçiç u shores se Kosova është duke u përgatitur për sulme në veri të vendit ku synojnë vrasjen e serbëve. Ai tha se do të shkojë në Brukusel për të takuar Kurtin por nuk pret ndonjë arritje pasi Kurti nuk është për dialog.

 

dialogu kosove-serbi albin kurti

Sondazh

Poll