Bota

OKB-ja i përgjigjet ndalimit të vizave për rusët nga Estonia

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas u shpreh më parë se vizitat e turistëve rusë në Evropë ishin privilegj dhe jo një e drejtë njerëzore, ndaj dhe kërkoi masa për ata që merrnin viza Shengen.

12 Gusht 2022, 09:49 Nga k.m.
OKB-ja i përgjigjet ndalimit të vizave për rusët nga Estonia
Stephane Dujarric

SHBA- OKB-ja ka peshuar vendimin e Estonisë për të ndaluar rusët me viza Shengen që të hyjnë në vendin e tyre. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres duke u thënë gazetarëve të enjten se organizata është kundër diskriminimit.

"Vendet kanë të drejtë të zbatojnë politikat e tyre të vizave,"-tha Stephane Dujarric, zëdhënësi i Guterres, gazetarëve në një konferencë shtypi kur u pyet për të komentuar lëvizjen e fundit. Megjithatë ai shtoi megjithatë se organizata ishte kundër diskriminimit.

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas u shpreh më parë se vizitat e turistëve rusë në Evropë ishin privilegj dhe jo një e drejtë njerëzore, ndaj dhe kërkoi masa për ata që merrnin viza Shengen. Kështu që vendosën të mbyllnin kufinjtë për rusët me biza. Përjashtimet e vetme do të bëhen për ata që punojnë në misionet diplomatike dhe anëtarët e familjeve të tyre, si dhe ata që merren me transport ndërkombëtar mallrash dhe pasagjerësh.

Bashkimi Europian, gjithashtu se do të diskutojë një ndalim të mundshëm për lëshimin e vizave Shengen për rusët pas muajit gusht, ndërkohë që edhe presidenti ukrainas Vladimir Zelenskyy ka bërë kërkesa të ngjashme. Megjithatë, BE-ja është shfaqur deri më tani se ka hezituar të ndjekë rrugën e sugjeruar nga Kallas dhe Zelensky. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të enjten se ishte e vështirë të imagjinohej ndalimi i vizave Shengen për rusët, e po ashtu edhe zyrtarë të tjerë në Bruksel ishin gjithashtu skeptikë ndaj idesë.

Ndërkohë, Moska e ka kritikuar propozimin si "delirant" dhe "irracional". Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova theksoi gjithashtu se një ndalim i plotë i vizave për udhëtarët rusë do të shkonte në kundërshtim me rregullat dhe detyrimet e vetë BE-së, të cilat thonë se hyrja në Europë nuk mund të mohohet në bazë të kombësisë./RT

stephane dujarric

Sondazh

Poll