Art&Argëtim

VIDEOLAJM- Fansi e imiton kur ajo humbi ndjenjat në BBV, Fifi s'e pret mirë, e shan LIVE

Menjeherë Fifi ka ndaluar performancën dhe ka sqaruar sërish se ai moment nuk ka qenë diçka e sajuar, por se është ndjerë me të vërtetë keq.

12 Gusht 2022, 10:45 Nga k.m.
VIDEOLAJM- Fansi e imiton kur ajo humbi ndjenjat në BBV, Fifi s'e pret
Fifi

TIRANË- Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, Fifi ka mbajtur një koncert LIVE që nuk ka shkuar shumë mirë. Një ndër të pranishmit ka imituar momentin kur gjatë kohës kur ishte në ‘Big Brother Vip’ humbi ndjenjat, gjest që ajo nuk e ka pritur shumë mirë.

Menjeherë Fifi ka ndaluar performancën dhe ka sqaruar sërish se ai moment nuk ka qenë diçka e sajuar, por se është ndjerë me të vërtetë keq. Mirëpo "hakmarrjen" nuk e ka ndalur me aq. Kjo pasi ka sqaruar fansin e saj, Fifi i ka dedikuar këngën ‘Lulija me limona’, duke mos ia kursyer edhe ofendimin publik në mes të clubit.

“Nuk jam rrëzuar sepse kam dashur. Po të kisha dashur të rrëzohesha për shoë kisha bërë tjetër gjë. Nuk jam rrëzuar për shoë dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty,”-dëgjohet Fifi. 

Si mendoni, ka vepruar mirë apo keq?

fifi

Sondazh

Poll