Art&Argëtim

VD- Megajahti i Jeff Bezos është afër përfundimit – ja si duket nga afër

Dutch Yachting, një kanal në YouTube kushtuar anijeve të ndërtuara në Holandë, postoi pamjet video që na japin pamjen më të afërt të jahtit të Bezos.

11 Gusht 2022, 15:38 Nga k.m.
VD- Megajahti i Jeff Bezos është afër përfundimit – ja
Dutch Yachting

HOLANDË- Megajahti i Jeff Bezos duket se është drejt përfundimit. Anija 127 metra e gjatë u pa të dielën duke lundruar në kantierin e anijeve Greenport në Roterdam, Holandë, me tre direkët e saj të mëdhenj në vend. Dutch Yachting, një kanal në YouTube kushtuar anijeve të ndërtuara në Holandë, postoi pamjet video që na japin pamjen më të afërt të jahtit të Bezos.

Për ta çuar anijen nga kantieri në ujërat e hapura, ajo duhej të kalonte përmes Roterdamit dhe nën urën e famshme të qytetit Koningshaven, e njohur në vend si De Hef. Kishte vetëm një problem: Ndryshe nga shumë prej jahteve anija e Bezos-it ka tre direkë të mëdhenj, direkë që ishin shumë të gjatë për të kaluar nën urë.

Kështu që ndërtuesi i anijeve, Oceanco, propozoi heqjen e përkohshme të pjesës qendrore të urës për të lejuar kalimin e anijes, gjë që zemëroi vendasit.

Banorët organizuan një event në Facebook për të hedhur vezë të kalbura në drejtim të jahtit kur ai kalonte. Ekzistenca e megajahtit të Bezos u raportua për herë të parë në librin e Brad Stone, "Amazon Unbound", në maj 2021. Aktualisht i njohur vetëm si Y721, jahti parashikohet të kushtojë 500 milionë dollarë dhe pritet të jetë "një nga jahtet më të mira me vela në ekzistenca”.

dutch yachting holandë

Sondazh

Poll