Art&Argëtim

Madonna flet për incidentin e ndodhur 30 vjet më parë: Ishin ditët kur nuk duhet të tregoje të pasmet për të pasur një karrierë

Madonna tregon se atëherë ishte 26-vjeçare dhe kur zbriti në skenën e MTV për të performuar këngën hit, fustani i rrëshqiti nga poshtë saj, duke i ekspozuar të pasmet.

11 Gusht 2022, 16:28 Nga e.k
Madonna flet për incidentin e ndodhur 30 vjet më parë: Ishin
Madonna

SHBA- Madonna është padiskutim një nga këngëtaret më të dashura në botë. Në një intervistë për " The Tonight Shoë Starring” ylli i popit ka treguar dhe një incident që i ka ndodhur vite më parë.

Ajo tregoi se incidenti i ndodhur 30 vjet më parë gati sa nuk i dha fund karrierrës së saj.

Madonna tregon se atëherë ishte 26-vjeçare dhe kur zbriti në skenën e MTV për të performuar këngën hit, fustani i rrëshqiti nga poshtë saj, duke i ekspozuar të pasmet.

“Ishin ditët kur nuk duhet të tregoje të pasmet për të pasur një karrierë”, tha ylli me shaka.

“Tani është e kundërta.”

Ajo iu bashkua Fallon për të promovuar albumin e saj të ri “Finally Enough Love”, një bashkim i hiteve të preferuara dance të këngëtares.

madonna

Sondazh

Poll