Art&Argëtim

Rita Ora dhe Ava Max bëhen bashkë, dy shqiptaret së shpejti me këngë të re

Siç duket Rita Ora dhe Ava Max do sjellin së shpejti bashkëpunimin e tyre.

11 Gusht 2022, 15:42 Nga d.k.
Rita Ora dhe Ava Max bëhen bashkë, dy shqiptaret së shpejti me
Ava Max dhe Rita Ora

BRITANI-Rita Ora ka marrë vëmendjen e mediave rozë kudo në botë për martesën e sja të fshehtë me regjisorin, Taika Waiti.

Por krahas zhvillimeve në jetën private Rita ka nisur të punojë dhe për albumin e saj të tretë. Burime për 'The Sun' thonë se artistja shqiptare po punon për albumin e ri duke shtuar dhe se ky album do përfshijë një bashkëpunim me artisten e famshme Ava Max. Siç duket Rita Ora dhe Ava Max do sjellin së shpejti bashkëpunimin e tyre.

“Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe kompozitorenNoah Cyrus,”- tha burimi.

Epo mezi e presim bashkimin e dy shqiptareve. 

rita ora ava max

Sondazh

Poll