Bota

Arrestohet 10-vjeçari në Greqi pasi i vuri flakën pemëve: Më pëlqen të shoh zjarrfikësit kur i shuajnë

10-vjeçari është arrestuar në Lesvos, ndërsa ka pranuar se i ka vënë flakën dy pemëve në zonën e Agia Kyriaki.

12 Gusht 2022, 09:05 Nga d.a.
Arrestohet 10-vjeçari në Greqi pasi i vuri flakën pemëve:
Zjarr ne Greqi

GREQI- Një djalë 10-vjeçar është arrestuar në Lesbos të Greqisë me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme teksa është kapur në flagrancë ndërsa po ndizte zjarr në pyje.

Sipas Protothemës, 10-vjeçari është arrestuar në Lesbos, ndërsa ka pranuar se i ka vënë flakën dy pemëve në zonën e Agia Kyriaki. Megjithatë, edhe më tronditëse është përgjigjja e 10-vjeçarit, e pyetur nga policia se përse i vinte zjarrin. 

 “Sepse më pëlqen të shoh zjarrfikësit që i shuajnë ," u tha ai atyre.

Ndaj fëmijës së vogël është ngritur padi  ndërsa Prokuroria për të Mitur e ka marrë përsipër rastin dhe po vijon hetimet.

zjarr ne greqi arrestohet 10-vjecari ne greqi

Sondazh

Poll