Art&Argëtim

"Jam 100% kanibal"/ Historia e Armie Hammer bëhet dokumentar, të dashurat tregojnë pasionet e tij "të errëta"

Dy të rejat tregojnë mesazhet që Hammer u ka dërguar gjatë lidhjes së tyre, të cilat përshkruajnë fantazitë e dhunshme seksuale që ai donte me secilën prej tyre. Këto përfshijnë mesazhin famëkeq: Unë jam 100% kanibal.

11 Gusht 2022, 12:49 Nga k.m.
"Jam 100% kanibal"/ Historia e Armie Hammer bëhet dokumentar,
Armie Hammer

Fantazitë e dhunshme seksuale të Armie Hammer, si dhe aspektet e errëta të historisë së tij familjare "shpalosen" në një seri të re dokumentarësh. Në trailerin e ri të publikuar për House of Hammer, Courtney Vucekovic dhe Julia Morrison përshkruajnë me detaje rrëqethëse marrëdhënien e tyre të trazuar me protagonistin e "Call me by your name".

Dy të rejat tregojnë mesazhet që Hammer u ka dërguar gjatë lidhjes së tyre, të cilat përshkruajnë fantazitë e dhunshme seksuale që ai donte me secilën prej tyre. Këto përfshijnë mesazhin famëkeq: Unë jam 100% kanibal.

Një nga bashkëprodhuesit e serialit me tre episode që do të ketë premierë në Discovery+ më 2 shtator është tezja e aktorit, Casey Hammer. Ajo shfaqet edhe në trailer duke thënë se akuzat ndaj nipit nuk e kanë habitur, pasi errësira është një “traditë” e familjes së Hammer.

Dokumentari është kapitulli i fundit i skandalit të madh që në vitin 2021 “shkatërroi” karrierën e yllit të njohur të Hollivudit. Disa gra folën për përvojat e tyre traumatike me Hammerin. Ai hoqi dorë nga karriera e tij si aktor, ai tani punon si shitës me përqindje për një vendpushim në Ishujt Kajman, pasi më parë ka kaluar kohë në rehabilitim.

armie hammer

Sondazh

Poll