Bota

Albin Kurti tjetër paketë ndihme: 7.4 milion euro për familjet në nevojë

Vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë i ka bërë publike kryeministri Albin Kurti i cili me anë të një postimi në facebook sqaron ato. 

10 Gusht 2022, 19:35 Nga e.k
Albin Kurti tjetër paketë ndihme: 7.4 milion euro për  familjet
Albin Kurti

KOSOVË- Qeveria e Kosovës në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ka marrë një sërë masash në lidhje me krizën e konomike që ka prekur vendin nisur dhe nga luifta në Ukrainë. 

Vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë i ka bërë publike kryeministri Albin Kurti i cili me anë të një postimi në facebook sqaron ato. 

Një ndër vendimet më të rëndësishme ishe ajo e mbështetjes financiare të ndërrmarrjes publike KOSTT Sh. A ( Operatori i Sistemit të Transmetimit) me 40 milion euro për përballimin ne krizes finaciare në mënyrë që të përmbushë detyrimet ndaj ENTSO-E (Rrjeti Europian bashkëpunimin e operatorëve të sistemit të transmisionit (OST)

Ndërkohë 600.000 euro janë ndarë për mbështetjen e prodhuesve vendor.

"Ndamë 40 milionë euro për mbështetjen e ndërmarrjes publike KOSTT Sh. A. për përmbushjen e obligimeve që ka Republika e Kosovës ndaj ENTSO-E. Ndamë 600.000 euro për mbështetjen e prodhuesve vendor", thueht në njoftim.

7.4 miliardë euro do jetë shuma e vendosur në dispozicion për t'u ardhur në ndihmë familjeve në Kosovë për të përballur rritjen e çmimeve dhe kostove të jeteses.

"Lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, miratuam plotësim ndryshime, me të cilat shuma e përgjithshme e ndarë për masën e mbështetjes së likuiditetit familjar, bëhet 7.4 milionë", thuhet më tej.

POSTIMI I ALBIN KURTIT

albin kurti

Sondazh

Poll