Bota

FT+VD/ 'Merrni dhe shkatërroni Trump', ish-presidenti kritika kryeprokurores: Po bën gjueti shtrigash

Ai ka kritikuar dhe Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James për të cilën shprehet se ka organizuar një sulm të paprecedentë ndaj familjes së tij. Ai shkoi këtë pasdite në zyren e kryeprokurores për të dhënë deklaratën e tij.

10 Gusht 2022, 17:21 Nga e.k
FT+VD/ 'Merrni dhe shkatërroni Trump', ish-presidenti kritika
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar si 'sulm politik' ndaj tij gjithë atë që ndodhi në shtëpinë e tij në Florida ku agjentet federal të FBI-së kontrolluan çdo cep të shtëpisë së tij.

Ai ka kritikuar dhe Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James për të cilën shprehet se ka organizuar një sulm të paprecedentë ndaj familjes së tij. Ai shkoi këtë pasdite në zyren e kryeprokurores për të dhënë deklaratën e tij.

Në një deklaratë të siguruar ekskluzivisht nga DailyMail, ish-presidenti thotë se James bëri fushatë për politikën e 'Merrni dhe Shkatërroni Trump' dhe hetimi i saj nuk është asgjë më shumë se një gjueti shtrigash.

Ai gjithashtu konfirmoi se me këshillën e avokatit ai do të pretendojë amendamentin e pestëq kur të merret në pyetje në Manhatan dhe këmbënguli se nuk ka bërë asgjë.

Trump e quajti atë "një politikane të dështuar" që ka bashkëpunuar qëllimisht me të tjerët për të kryer këtë kryqëzatë të rreme shumëvjeçare që ka humbur dollarë të panumërt të taksapaguesve, të gjitha në një përpjekje për të mbështetur karrierën e saj politike.

“Kriminelët janë të shfrenuar, qëllojnë, presin dhe lëndojnë njerëzit në trotuaret e Nju Jorkut, ndërsa ajo dhe zyra e saj shpenzojnë një përqindje të madhe të kohës dhe parave të tyre për hakmarrjen e tyre", tha Trump.

I veshur me një kostum blu me një kravatë të kuqe, ish-presidenti u largua nga Trump Toëer për t'u përballur me pyetjen nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James dy ditë pasi rezidenca e tij në Mar-a-Lago u bastis nga  FBI  në lidhje me një hetim të veçantë.

FT+VD/ 'Merrni dhe shkatërroni Trump', ish-presidenti kritika

Më 8 gusht FBI ka nisur një kontroll të imtësishëm në vilën dimërore të ish-presidentit të SHBA Donald Trump në Mar-a-lago në vijim të një hetimi për zhdukjen e 15 kutive me dokumente zyrtare dhe kofidenciale. Sipas hetimit Trump, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ka marrë me vete disa dokumente konfidenciale qeveritare. Vetë Trump reagoi duke thënë se ai ka bashkëpunuar me Arkivin Kombëtar në lidhje me dokumentet.

fbi kontrollon shtepine e trump donald trump letitia james

Sondazh

Poll