Bota

FOTO/ 'Turizmi i luftës', me shampanjë në dorë dhe të qeshur, ministrat gjermanë “festë” në Kiev, ndjekësit i kritikojnë

I menjëhershëm ka qenë reagimi i minisrtres së Brendshme gjermane Nancy Faeser e cila shkruan se foto nuk është e duhura por erdhi si pasojë e një rrugë të gjatë, dhe se jeta në Kiev është kthyer në normalitet.

10 Gusht 2022, 17:08 Nga e.k
FOTO/ 'Turizmi i luftës', me shampanjë në dorë dhe
Ministrat gjermanë dhe kryebashkiaku i Kievit

UKRAINË- Një foto e ministres së Brendshme Nancy Faeser dhe ministrit të Punës Hubertus Heil në Kiev të cilët shfaqeshin të qeshur duke shikuar një gote verë nën shoqërinë e kryebashkiakut të Kievit Vitali Klitschko dhe ambasadores gjermane në Ukrainë ka indinjuar mjaft ndjekës në rrjetet sociale.

FOTO/ 'Turizmi i luftës', me shampanjë në dorë dhe

I menjëhershëm ka qenë reagimi i minisrtres së Brendshme gjermane Nancy Faeser e cila shkruan se foto nuk është e duhura por erdhi si pasojë e një rrugë të gjatë, dhe se jeta në Kiev është kthyer në normalitet.

"Më falni për foton, definitivisht nuk ishte ajo e duhura. Humori i relaksuar u krijua sepse jeta në rrugë, në jetën e përditshme në Kiev, tani është kthyer në normalitet”, tha Faeser, duke vënë në dukje në të njëjtën kohë se kjo është e vështirë për t’u kuptuar kur ka fatkeqësi në vend dhe krime të tmerrshme lufte janë kryer dhe luftimet vazhdojnë në lindje", shkruan ajo.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll