Bota

FBI "zbarkoi" në shtëpinë e tij, djali i Trump: Na thanë të fikim kamerat! Sulm i urdhëruar nga Biden, nuk kishin mandat

Ai e quajti bastisjen një tjetër 'sulm të koordinuar' ndaj babait të tij Donald Trump duke akuzuar drejtpërdrejtë presidentin aktual Joe Biden.

10 Gusht 2022, 16:26 Nga e.k
FBI "zbarkoi" në shtëpinë e tij, djali i Trump: Na
Eric Trump

SHBA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kontrolli e FBI-së në pronën e Trump të hënën. Ka qenë djali i ish-presidentit Eric Trump ai që zbuloi se agjentët e FBI- së refuzuan të dorëzonin urdhrin e kërkimit për kontrollin e tyre në Mar-a-Lago si dhe përzunë një avokat nga prona.

Duke folur ekskluzivisht për DailyMail, djali i ish-presidentit tha se 30 agjentët që mbërritën në pronë i kërkuan personelit të fikte kamerat e sigurisë por familja Trump refuzoi.

Ai tha se ata kanë thyer kasafortën e babait të tij si dhe akuzoi hetuesit për kontrollimin e veshjeve të ish-zonjës së parë, Melania Trump.

Ai e quajti bastisjen një tjetër 'sulm të koordinuar' ndaj babait të tij Donald Trump duke akuzuar drejtpërdrejtë presidentin aktual Joe Biden.

Eric tha se avokatja e babait të tij Christina Bobb u detyrua të qëndronte në fund të rrugës së Mar-a-Lago gjatë bastisjes.

"Ata i thanë avokates tonë: Ju duhet të largoheni nga prona menjëherë. Fikni të gjitha kamerat e sigurisë", tha Eric.

Eric u shpreh se do të ishte 'i emocionuar' për të zbuluar nëse kishte një urdhër kërkimi të vlefshëm në duart e agjentëve federal.

“Është i gjithë një sulm i koordinuar me FBI-në”, shtoi djali i ish-presidentit, duke këmbëngulur se bastisja u miratua nga Presidenti Biden.

Më 8 gusht FBI ka nisur një kontroll të imtësishëm në vilën dimërore të ish-presidentit të SHBA Donald Trump në Mar-a-lago në vijim të një hetimi për zhdukjen e 15 kutive me dokumente zyrtare dhe kofidenciale. Sipas hetimit Trump, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ka marrë me vete disa dokumente konfidenciale qeveritare. Vetë Trump reagoi duke thënë se ai ka bashkëpunuar me Arkivin Kombëtar në lidhje me dokumentet.

fbi kontrollon shtepine e trump eric trump

Sondazh

Poll