Bota

Policia italiane aksion në qendrën ikonë të Romës, gjobitën 2 turistë amerikanë

Kështu dy turistë amerikan u gjobitën me nga 800 euro pasi pas një vizite në monumentin ikonë të Romës, Koloseu kanë tentuar të gdhëndin inicialet e tyre në monumentin e harkut të Augustit.

10 Gusht 2022, 14:24 Nga e.k
Policia italiane aksion në qendrën ikonë të Romës,
Foto ilustruese

ITALI- Një aksion i gjërë i Policisë italiane për parandalimion e vjedhjeve në zonat turistike dhe objekteve me vlerë ka bërë të mundur parandalimin e grabitjeve si dhe vendosjen e më shumë se 41 mijë eurove gjoba dhe sekuestrime në total.

Kështu dy turistë amerikan u gjobitën me nga 800 euro pasi pas një vizite në monumentin ikonë të Romës, Koloseu kanë tentuar të gdhëndin inicialet e tyre në monumentin e harkut të Augustit.

Ndërkohë gjatë ditës 12 shitës të paligjshëm ambulantë u ndaluan. Të gjithë ishin shtetas që kishin ardhur nga Bangladeshi. 

"Kundër tyre, Policia vendosi sanksione në shumën totale prej 41 mijë eurosh dhe zbatoi urdhrin për t'u larguar nga zonat e prekura dhe qendra historike për 48 orë. Sekuestrohen dhjetëra sende të përbërë nga shkopinj selfie, poëer bankë për celularë, çadra dhe mbi 126 shishe gjysmë litri ujë, material reklamues për turne turistike të kompanive të ndryshme të autobusëve me fletushka dhe tre këmisha me shkrimin “STAFF”, thuhet në njoftimin e Policisë.

itali

Sondazh

Poll