Aktualitet

Të armatosur, arrestohen vjehërr e dhëndër në Korçë, kishin mbjellë kanabis (Foto)

7 Gusht 2019, 17:31 Nga DOSJA
Të armatosur, arrestohen vjehërr e dhëndër në

KORÇË– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe për kultivim të lëndëve narkotike. Dosja.al mëson se të arrestuarit janë vjehërr dhe dhëndër.

K.H., 57 vjeç, banues në fshatin Denas dhe dhëndrrit të tij shtetasit E.I., 30 vjeç, banues në fshatin Lekas, Korçë u arrestuan pasi dyshohet të kenë kultivuar kanabis në zonën midis fshatrave Denas dhe Punmirë. Lënda narkotike u gjet dhe u asgjësua në vend me zjarr nga ana e Policisë por një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu mësohet se pas kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasit K.H. dhe dhëndrrit të tij, iu gjetën dhe sekuestruan 4 armë gjahu me municion dhe muncione luftarake pa leje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen vjeherr e dhender ne korce korce arrestohen vjeherr e dhender ne korce korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2019, 16:43

TIRANË– Pak ditë më parë nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazani pushtoi të gjitha mediat vendase për shkak se u filmua duke dhunuar...