Art&Argëtim

FOTOJA e rrallë- Hasan Prishtina e Ahmet Zogu bashkë në foto në Vjenë

Blendi Fevziu ka shkruar edhe shkurtër pas fotos, e më pas edhe armiqësinë mes dy figurave të larta të Shqipërisë.

10 Gusht 2022, 14:39 Nga k.m.
FOTOJA e rrallë- Hasan Prishtina e Ahmet Zogu bashkë në foto
Hasan Prishtina e Ahmet Zogu

TIRANË- Gazetari dhe moderatori, Blendi Fevziu ka postuar një fotografi të vitit 1917, ku shihen Hasan Prishtina e Ahmet Zogu duke pozuar së bashku. Krahas fotos që e ka publikuar në rrjetet e tij sociale, Fevziu ka shkruar edhe shkurtër pas fotos, e më pas edhe armiqësinë mes dy figurave të larta të Shqipërisë.

Poza është shkrepur në Vjenë, në vitin 1917, shumë kohë para se mes të dyve të niste armiqësia.

“Viene 1917. Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu ne nje foto te rralle. Te dy me pas do ishin deputete, Kryeministra dhe deri armiq politike. Hasan Prishtina u ndalua nga policia austriake per atentatin e deshtuar ndaj Mbretit Zog ne Viene, ndersa Zogu u akuzua per vrasjen e Hasan Prishtines ne Selanik. Te dy bashke i kane sot monumentet ne qender te Tiranes”, ka shkruar Fevziu.

hasan prishtina ahmet zogu blendi fevziu

Sondazh

Poll