Art&Argëtim

FOTO/ 'Nuk flasim më', Ellen DeGeneres reagon për herë të parë pas aksidentit të ish-it të saj Anne Heche

Kur u pyet për Heche, e cila aktualisht është shtruar në spital dhe dyshohet se ishte e dehur kur futi Mini Cooper-in e saj në shtëpinë e një gruaje të premten e kaluar, DeGeneres tha se nuk ishte në dijeni të gjendjes së saj pasi të dy nuk flasin më. 

10 Gusht 2022, 14:12 Nga e.k
FOTO/ 'Nuk flasim më', Ellen DeGeneres reagon për herë
Ellen DeGeneres dhe Anne Heche

SHBA- Ellen DeGeneres ish-i i aktores hollivudiane Anne Heche u pa nën shoqërinë e një miku për herë të parë pasi Heche pësoi një aksident të rëndë që për pak i rrezikoi dhe jetën. 

Prezantuesja e njohur e talk shoë-t ishte jashtë me një mik në restorantin True Lune, në Santa Barbara, Kaliforni , të hënën, e fotografuar me një bluzë blu të kaltër.

FOTO/ 'Nuk flasim më', Ellen DeGeneres reagon për herë

DeGeneres, 64-vjeçarja e cila ishte në lidhje me Heche në vitet '90, kishte veshur një këmishë polo me jakë, pantallona të shkurtra me shirita dhe atlete gri ndërsa dilte nga restoranti ku po drekonte.

Kur u pyet për Heche, e cila aktualisht është shtruar në spital dhe dyshohet se ishte e dehur kur futi Mini Cooper-in e saj në shtëpinë e një gruaje të premten e kaluar, DeGeneres tha se nuk ishte në dijeni të gjendjes së saj pasi të dy nuk flasin më. 

“Ne nuk jemi në kontakt me njëri-tjetrin, kështu që nuk do ta dija”, tha ajo, por megjithatë uroi shërimin e shpejtë të ish-it. "Unë nuk dua që dikush të lëndohet." 

Heche tani thuhet se është 'gjendje kritike' pas përplasjes pasi makina mori flakë dhe ajo pësoi djegie të rënda, tha një përfaqësuesi i saj.

ellen degeneres

Sondazh

Poll