Art&Argëtim

Afrona Dika feston ditëlindjen si 'beqare', në kërkim të një “fillimi të ri”, s'mungon as një urim nga Blero

Modelja ditë e djeshme ka festuar 30 vjetorin e lindjes dhe nga postimet në rrjete sociale ajo duket se po feston si 'beqare'

10 Gusht 2022, 11:02 Nga d.k.
Afrona Dika feston ditëlindjen si 'beqare', në kërkim
Blero Muharremi dhe Afrona Dika

KOSOVË-Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika kanë marrë vëmendjen e mediave rozë pas zërave që martesa e tyre nuk po shkon siç duhet. Në media dhe rrjete sociale po flitet për një ndarje të tyre, por edhe veprimet e fundit të çiftit duket se po e konfirmojnë një gjë të tillë.

Modelja, ditën e djeshme ka festuar 30 vjetorin e lindjes dhe nga postimet në rrjete sociale ajo duket se po feston si 'beqare' pas shumë kohësh.

Afrona Dika feston ditëlindjen si 'beqare', në kërkim

Në Instastory', Afrona ka publikuar një foto ku shikohet një pije dhe krahas saj ka shkruar se po feston për fillimet e reja. 

“Gëzuar për fillime të reja,”-shkruan Afrona dhe si duket ky është urimi që modelja ka për veten në ditën e lindjes.

Por nuk ka qëndruar në heshtje Blero, i cili ka zgjedhur që në ditën e lindjes së Afronës të publikojë një foto të tij në Instastory. Blero ka vendosur thjesht krahas fotos së tij një trëndafil të kuq.

Afrona Dika feston ditëlindjen si 'beqare', në kërkim

blero muharremi afrona dika

Sondazh

Poll