Art&Argëtim

Burgoset reperi i njohur amerikan Fetty Wap, kërcënoi se do vriste një person

Prokurorët thonë se kjo ndodhi rreth dy muaj pasi ai u arrestua për drogë. Të hënën, atij iu revokua lirimi me kusht dhe u dërgua në burg.

10 Gusht 2022, 11:50 Nga k.m.
Burgoset reperi i njohur amerikan Fetty Wap, kërcënoi se do vriste
Fetty Wap

SHBA- Reperi Fetty Wap është burgosur pasi u akuzua se kishte kërcënuar për të vrarë një burrë gjatë një telefonate në FaceTime. Reperi amerikan akuzohet se i tha burrit: Do të të vrasë ty dhe të gjithë ata që do.

Prokurorët thonë se kjo ndodhi rreth dy muaj pasi ai u arrestua për drogë. Të hënën, atij iu revokua lirimi me kusht dhe u dërgua në burg.

Fetty - emri i vërtetë i të cilit është Willie Junior Maxwell II - u padit fillimisht në tetor 2021 me akuzat që pretendonin se ai mori pjesë në një komplot për të kontrabanduar drogë në qytetin e Nju Jorkut. Ai u deklarua i pafajshëm dhe u lirua pasi dha një garanci prej 500,000 dollarësh (413,000 £).

Si pjesë e marrëveshjes së tij për lirimin me kusht, ai ra dakord të mos shkelte asnjë ligj federal, shtetëror ose vendor ndërsa ishte në lirim. Por më 11 dhjetor 2021 ai u filmua me kamera duke drejtuar një armë dikujt me të cilin po fliste në Facetime. Ndaj dhe u rikthye në burg.  

Ai ishte planifikuar të performonte në Alabama më 19 gusht dhe në Teksas më 27 gusht, por duket se do duhet ta anulojë koncertin./BBC

fetty wap arrestohet fetty wap

Sondazh

Poll