Art&Argëtim

Makina u përfshi nga flakët, Anne Heche në gjendje kome, përfaqësuesi: Është në intubim

Automjeti i Heche shpërtheu në flakë pasi përfundoi 30 metra brenda një shtëpie dykatëshe, duke e bërë pronën të pabanueshme.

9 Gusht 2022, 14:13 Nga e.k
Makina u përfshi nga flakët, Anne Heche në gjendje kome,
Anne Heche

SHBA- Anne Heche është ende në koma me djegie të konsiderueshme dhe dëmtime të mushkërive pas aksidentit të rëndë të ndodhur disa ditë më parë. Këtë e bëri të ditur përfaqësuesi i saj, shkruan Sky News.

“Ajo ka një dëmtim të konsiderueshëm pulmonar që kërkon ventilim mekanik dhe djegie që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale", tha ai.

“Ajo është në koma dhe nuk ka rifituar vetëdijen që pas aksidentit”, shtoi më tej.

Automjeti i Heche shpërtheu në flakë pasi përfundoi 30 metra brenda një shtëpie dykatëshe, duke e bërë pronën të pabanueshme. Heche është nënë e dy fëmijëve. Ajo është shfaqur në Dancing ëith the Stars dhe ka qenë ish-partnerja e prezantueses së talk shoë-t amerikan Ellen DeGeneres.

anne heche

Sondazh

Poll