Art&Argëtim

Aktori i famshëm akuzohet për vjedhje, hyri me forcë brenda një banese dhe grabiti alkool…

Sipas një raporti të Policisë, zyrtarët u alarmuan për një grabitje më 1 maj në qytetin e Stamford.

9 Gusht 2022, 12:25 Nga k.m.
Aktori i famshëm akuzohet për vjedhje, hyri me forcë brenda
Ezra Miller

SHBA- Aktori amerikan Ezra Miller është akuzuar për vjedhje, pasi dyshohet se ka hyrë në një shtëpi në shtetin e Vermontit dhe ka vjedhur shishe me alkool. Sipas një raporti të Policisë, zyrtarët u alarmuan për një grabitje më 1 maj në qytetin e Stamford.

Aktori luan në disa filma, përfshirë Fantastic Beasts. Ai përballet edhe me akuza të tjera, si sulm në Hawaii dhe akuza për abuzim nga disa gra. Policia e Vermont tha se në banesë nuk kishte njeri kur banesa u grabit.

Aktori i Justice League u urdhërua të paraqitej në gjykatë për t’u përballur me akuzën më 26 shtator. Ai është përfshirë në një sërë incidentesh. Në prill, policia e Hawaii arrestoi Millerin pasi dyshohet se hodhi një karrige, e cila i ra në ballë një 26-vjeçare.

Miller, i cili përdor “ata” dhe “ata” si përemra vetorë, është i njohur për rolet në Perks of a Wallflower, Trainwreck dhe serialin e suksesshëm Fantastic Beasts. Tani ai do të luajë si Flash në filmin "The Flash", i cili do të dalë vitin e ardhshëm./BBC

ezra miller

Sondazh

Poll