Bota

Pamje të rënda, diplomati saudit rrëzohet dhe vdes ndërsa fliste në një konferencë në Kajro

Burri fatkeq u rrëzua gjatë një fjalimi që po mbante për të "mbështetur arritjet e presidentit [egjiptian] Abdel Fattah Al-Sisi" të hënën, më 8 gusht.

10 Gusht 2022, 11:57 Nga d.a.
Pamje të rënda, diplomati saudit rrëzohet dhe vdes ndërsa
pamje nga momenti

ARABIA SAUDITE- Një diplomat nga Arabia Saudite vdiq papritur teksa po fliste në konferencën arabo-afrikane në Egjipt . Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet fjalë për diplomatin dhe biznesmenin saudit Mohammad Fahad al-Qahtani.

Burri fatkeq u rrëzua gjatë një fjalimi që po mbante për të "mbështetur arritjet e presidentit egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi" të hënën, më 8 gusht.

Al -Qahtani, Kryetar i Bordit të Kompanisë Al-Salam Holding, e përshkroi Abdel Fattah Al-Sisi si një dekan të njerëzimit dhe një njeri të paqes, para se të binte në tokë, siç raporton arabi21.com.

abdel fattah al-sisi

Sondazh

Poll