Art&Argëtim

Bëri revolucion e golfet e Steve Job, vdes stilisti i njohur japonez Issey Miyake

Miyake vdiq nga kanceri në mëlçi të premten dhe tashmë është bërë një funeral privat, raportojnë mediat japoneze. Ai ishte i njohur për eksperimentimin me teknikat tradicionale dhe moderne gjatë karrierës së tij prej më shumë se 50 vjeçare.

9 Gusht 2022, 11:47 Nga d.a.
Bëri revolucion e golfet e Steve Job, vdes stilisti i njohur japonez Issey
Issey Miyake

JAPONI- Dizajneri revolucionar japonez i modës Issey Miyake ka vdekur në moshën 84-vjeçare, ka njoftuar kompania e tij. I njohur për stilet dhe parfumet e tij inovative, Miyake ndërtoi një markë globale të modës, e cila u bë e famshme për dizanjimin e golfeve ikonik të Steve Jobs.

Sipas BBC, Miyake vdiq nga kanceri në mëlçi të premten dhe tashmë është bërë një funeral privat, raportojnë mediat japoneze. Ai ishte i njohur për eksperimentimin me teknikat tradicionale dhe moderne gjatë karrierës së tij prej më shumë se 50 vjeçare.

I lindur në Hiroshima në vitin 1938, Miyake ishte vetëm shtatë vjeç kur qyteti u shkatërrua nga një bombë atomike e hedhur nga Shtetet e Bashkuara.

Ai hezitoi të fliste për këtë si i rritur dhe shkroi në New York Times në vitin 2009 se nuk donte të njihej si "dizajneri që i mbijetoi bombës atomike".

Në vitet 1960 ai u transferua në Paris, ku punoi me stilistët e lavdëruar të modës Guy Laroche dhe Hubert de Givenchy. Ai u transferua në Nju Jork për një kohë të shkurtër, përpara se të kthehej në Tokio në vitin 1970 për të hapur Miyake Design Studio.

Në vitet 1980 ai u festua si një nga dizajnerët më pionierë në botë, pasi punonte me materiale nga plastika tek metali dhe gjithashtu materialet dhe letrat tradicionale japoneze.

vdes issey miyake steve jobs

Sondazh

Poll