Bota

Zelenskyy: Lufta në Ukrainë do të përfundojë me çlirimin e Krimesë

Zelenskyy u shpreh se kjo luftë ruse kundër Ukrainës dhe kundër gjithë Evropës së lirë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë, me çlirimin e saj.ufta

10 Gusht 2022, 08:36 Nga d.a.
Zelenskyy: Lufta në Ukrainë do të përfundojë me
Zelenskyy

UKRAINË- Në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, nuk diskutoi se kush qëndron pas sulmeve në Krime, por u zotua të "çlirojë" rajonin.

Zelenskyy u shpreh se kjo luftë ruse kundër Ukrainës dhe kundër gjithë Evropës së lirë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë, me çlirimin e saj.

"Rusia e ka kthyer gadishullin tonë, i cili ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një nga vendet më të mira në Evropë , në një nga vendet më të rrezikshme në Evropë. Por ne do të kthehemi në Krimenë e Ukrainës. Nga rajoni i Kharkiv në Kherson, nga Donetsk në Enerhodar, nga Stanytsia Luhanska në Jaltë, nga Berdyansk në Novofedorivka, këto janë të gjitha pjesë të vendit tonë, kjo është Ukraina, e cila do të jetë plotësisht e lirë."-tha Zelenskyy.

Krimea njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës, por gadishulli i Detit të Zi u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të cilin komuniteti global e sheh si të paligjshëm.

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll