Bota

Estonia i kërkoi BE bllokimin e vizave për Rusinë, ish-kryediplomati: Liberalizojini për Kosovën, po na diskriminoni

Në një postim në Twitter, ish-kryediplomati ju referua deklaratës së kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, e cila i kërkoi BE-së ta ndalojë lëshimin e vizave turistike për rusët. Ajo tha se tani është “koha për t’i dhënë fund turizmit nga Rusia”.

10 Gusht 2022, 07:45 Nga d.a.
Estonia i kërkoi BE bllokimin e vizave për Rusinë,
Foto ilustruese

KOSOVË- Ish-ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi është shprehur se Kosova po diskriminohet nga aleatët në çështjen e liberalizimit të vizave.

Në një postim në Twitter, ish-kryediplomati ju referua deklaratës së kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, e cila i kërkoi BE-së ta ndalojë lëshimin e vizave turistike për rusët. Ajo tha se tani është “koha për t’i dhënë fund turizmit nga Rusia”.

Dakord në fakt. Në të njëjtën kohë, liberalizoni vizat për Kosovën, shtetin më pro BE-së dhe NATO-s në këtë pjesë të botës. Nëse BE-ja i lejon udhëtim pa viza Venezuelës së Maduros dhe Nikaraguas së Ortegës, me siguri Kosova po diskriminohet nga vetë aleatët tanë?”,-shkruan Selimi.

Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur kushtet të parapara me udhërrëfyes, por interpretimi i Francës, që kërkon më  shumë luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është që kjo duhet të bëhet në plan afatgjatë. Franca dhe Holanda janë dy shtetet më skeptike për procesin e liberalizimit të vizave, përkundër vërejtjet që i ka shprehur Kosova se është shteti i vetëm në Europë që po izolohet padrejtësisht.

petrit selimi liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll