Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, plagoset babai dhe tre fëmijët

Mësohet se ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhën jashtë rrezikut për jetën.

9 Gusht 2022, 17:10 Nga e.k.

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, plagoset babai dhe tre

EELBASAN- Një aksident është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Sipas Policisë dyshohet se aksidenti të ketë ndodhur për shkak se shoferi i identifikuar me inicialet D.Z 40 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i makinës dhe tre fëmijët e tij të mitur.

Mësohet se ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhën jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 09.08.2022, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji , shtetasi D.Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë rruga , ështê dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijet e tij të mitur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

elbasan aksidentet rrugore

Sondazh

Poll