Art&Argëtim

Loredana mes Noizy-t dhe Mozzik! Reperi sqaron çfarë nuk shkoi mirë mes tij dhe kolegut

Noizy është shprehur se e gjithë kjo nuk ka lidhje me marketing-un apo me Loredanën por me moskorrektësin nga ana e Mozzik.

9 Gusht 2022, 10:45 Nga d.k.
Loredana mes Noizy-t dhe Mozzik! Reperi sqaron çfarë nuk shkoi
Noizy, Mozzik dhe loredana

TIRANË-Reperi Rigels Rajku, Noizy ka sqaruar se çfarë nuk ka shkuar ashtu siç duhet mes tij dhe kolegut Gramoz Aliut, i njohur me emrin e artit, Mozzik. Reperi ka hedhur poshtë zërat se arsyeja pse gjërat nuk kanë shkuar mirë mes tij dhe Mozzik ka qenë Loredana. Ai ka theksuar se e gjithë kjo është bërë për arsye profesionale pasi Mozzik nuk ka qenë korrekt me kontratën. 

I ftuar në emisionin “Ditë pas Dite”, Noizy është shprehur se e gjithë kjo nuk ka lidhje me marketing-un apo me Loredanën por me moskorrektësinë nga ana e Mozzik.

Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte,” -tha Noizy. 

Më tej reperi ka sqaruar se për çfarë nuk i ka qëndruar korrekt Mozzik kontratës mes tyre duke u shprehur se ai i ka dhënë një këngë këngëtarit me kusht që t'i kthehej me një këngë tjetër.

“Ka ndodhur një pakorrektësi nga pala tjetër për punë marrëveshjesh. Jep një këngë, merr një këngë. Në këtë rast më është kërkuar kënga, e kam dhënë dhe nuk më është kthyer. Unë jam nën menaxhimin e Universal dhe kur nuk je korrekt me menaxherin, nuk ka justifikime. Ta dhashë diçka? Po. Ose do më paguash për bashkëpunimin, gjë që nuk ndodh se gëzojmë respekt, jemi shqiptarë nuk ka nevojë të paguajë ai, ose do më japësh një këngë mbrapsht. Kjo nuk ndodhi për arsye që vetëm Zoti i di dhe ndodhi ajo që ndodhi.”- sqaroi më tej reperi.

Ndërsa nëse do ishte Mozzik apo dhe vëllai i tij Getinjo pjesë në 'Alpha Show', Noizy e ka mohuar diçka të tillë.

noizy mozzik mozzik dhe noizy

Sondazh

Poll