Bota

FBI-ja i bastisi shtëpinë Trumpit, Grenell tregon mbështetjen: Ai është më i fortë se kurrë

Në një postim në Twitter, Grenell ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë së Trump nga FBI në lidhje me disa dokumenta konfidenciale.

9 Gusht 2022, 10:30 Nga d.a.
FBI-ja i bastisi shtëpinë Trumpit, Grenell tregon mbështetjen: Ai
Trump dhe Grenell

SHBA- Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë dhe Serbi dhe ish-ambasador në Gjermani, Tichard Grenell ka thënë se “Trump është më i fortë se kurrë më parë”.

Në një postim në Twitter, Grenell ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë së Trump nga FBI në lidhje me disa dokumenta konfidenciale.

Më 8 gusht FBI ka nisur një kontroll të imtësishëm në vilën dimërore të ish-presidentit të SHBA Donald Trump në Mar-a-lago në vijim të një hetimi për zhdukjen e 15 kutive me dokumente zyrtare dhe kofidenciale. Sipas hetimit Trump, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ka marrë me vete disa dokumente konfidenciale qeveritare. Vetë Trump reagoi duke thënë se ai ka bashkëpunuar me Arkivin Kombëtar në lidhje me dokumentet.

 

richard grenell fbi kontrollon shtepine e trump

Sondazh

Poll