Bota

Çfarë është në të vërtetë Mar-a-Lago dhe pse është kaq e rëndësishme për Trump

Trump bleu Mar-a-Lago në 1985 ku pagoi rreth 10 milionë dollarë për pasurinë dhe Forbes e vlerësoi atë në 2018 në 160 milionë dollarë.

9 Gusht 2022, 09:18 Nga d.a.
Çfarë është në të vërtetë Mar-a-Lago
shtepia e trump ne Mar-a-Lago,

SHBA- Mar-a-Lago, e vendosur në Palm Beach, Florida, është ndërtuar nga biznesmenja amerikane Marjorie Merriweather Post dhe u hap në 1927.

Sipas BBC, Trump bleu Mar-a-Lago në 1985 ku pagoi rreth 10 milionë dollarë për pasurinë dhe Forbes e vlerësoi atë në 2018 në 160 milionë dollarë. Gjatë viteve, Trump ka kaluar një pjesë të dimrit të tij atje. Ai e quajti atë Shtëpia e Bardhë e Dimrit. Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021, ai u zhvendos pikë risht aty.

Ai në përgjithësi i kalon verën në klubin e tij të golfit në Bedminster, New Jersey, sepse Mar-a-Lago zakonisht mbyllet në maj për verën.

E gjithë prona mbulon rreth 20 hektarë, dhe është rezidenca e dytë më e madhe në shtetin e Floridës. Një pjesë e pasurisë mbahet private për përdorim personal të familjes Trump.

Tarifa pë r të  qenë  pjesë në klubin ekskluziv është rreth 200,000 dollarë dhe anëtarësimi është 14,000 dollarë në vit pas kësaj, sipas raporteve.

marjorie merriweather fbi kontrollon shtepine e trump

Sondazh

Poll