Bota

"Babai im ka qenë bashkëpunues", djali i dytë i Trump akuzon Biden për bastisjen nga FBI

Eric Trump tha se kërkimi lidhej me një hetim për trajtimin e të dhënave të Arkivit Kombëtar dhe se babai i tij ka qenë bashkëpunëtor.

9 Gusht 2022, 09:08 Nga d.a.
"Babai im ka qenë bashkëpunues", djali i dytë i Trump
Eric Trump

SHBA- Djali i dytë i ish-presidentit të SHBA Donald Trump, Eric ka folur në lidhje me kërkimin e FBI-së, të cilin ai e kritikoi dhe fajësoi administratën e Joe Biden.

"Papritur, 30 agjentë zbresin në Mar-a-Lago. Kjo nuk erdhi nga zyra lokale e FBI-së në terren në Palm Beach, Florida. E dini nga kush erdhi kjo. Kjo erdhi nga një vend dhe një ndërtesë dhe ajo është Shtëpia e Bardhë në Uashington DC. Ata duan të sulmojnë një burrë që ata e shohin se është kërcënimi më i madh [i Bidenit].”-tha Eric.

Eric Trump tha se kërkimi lidhej me një hetim për trajtimin e të dhënave të Arkivit Kombëtar dhe se babai i tij ka qenë bashkëpunëtor.

Në shkurt, Arkivi Kombëtar, agjencia e qeverisë amerikane që menaxhon ruajtjen e të dhënave presidenciale, i kërkoi departamentit të drejtësisë të hetonte  Trump për trajtimin e dokumenteve zyrtare.

Babai im ka punuar kaq bashkëpunues me ta për muaj të tërë. Ai kishte një politikë të dyerve të hapura. Babai im ruan copa të prera dhe gjëra të tilla. Pra, ai kishte, kishte kuti, pikërisht kur u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe ishte shumë bashkëpunues”.-shtoi Eric.

fbi kontrollon shtepine e trump eric trump

Sondazh

Poll