Bota

FOTOT/ Pas bastisjes nga FBI, mbështetësit e Trump "pushtojnë" Mar-a-lago

Kjo gjë ka zemëruar jo vetëm republikanët por edhe mbështetësit e Trump të cilët janë mbledhur para shtëpisë së tij me flamuj dhe pankarta.

9 Gusht 2022, 09:47 Nga d.a.
FOTOT/ Pas bastisjes nga FBI, mbështetësit e Trump
mbeshtetesit e Trump

SHBA- FBI ka zbarkuar në vilën dimërore në Mar-a-lago yë ish-presidentit Donald Trump ku dhe ka marrë disa dokumente me vete.

Kjo gjë ka zemëruar jo vetëm republikanët por edhe mbështetësit e Trump të cilët janë mbledhur para shtëpisë së tij me flamuj dhe pankarta. Një grup fansash u mblodhën jashtë Mar-a-Lago për të valëvitur flamujt dhe për të shprehur zemërimin e tyre ndaj asaj që ish-presidenti e quajti "bastisje" në shtëpinë e tij në Florida.

Më 8 gusht FBI ka nisur një kontroll të imtësishëm në vilën dimërore të ish-presidentit të SHBA Donald Trump në Mar-a-lago në vijim të një hetimi për zhdukjen e 15 kutive me dokumente zyrtare dhe kofidenciale. Sipas hetimit Trump, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ka marrë me vete disa dokumente konfidenciale qeveritare. Vetë Trump reagoi duke thënë se ai ka bashkëpunuar me Arkivin Kombëtar në lidhje me dokumentet.

fbi kontrollon shtepine e trump

Sondazh

Poll