Bota

VIDEO/ Biden "në luftë" me erën, përpiqet të veshë xhaketën por nuk ja del dot, e ndihmon Jill

Në një video të postuar në rrjetet sociale duke se Biden ka patur vështirësinë e rradhës pasi duke zbritur nga helikopteri, së bashku me gruan e tij Jill Biden, ai u përball me një "sfidë" të madhe, veshjen e xhaketës.

9 Gusht 2022, 07:43 Nga d.a.
VIDEO/ Biden "në luftë" me erën, përpiqet të
Joe dhe Jill Biden

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden, përpos rolit të rëndësishëm që ka në politikën botërore, është i njohur tashmë dhe për "bëmat" apo gafat që e kanë shoqëruar gjatë gjysmës së presidencës së tij.

Në një video të postuar në rrjetet sociale duke se Biden ka patur vështirësinë e rradhës pasi duke zbritur nga helikopteri, së bashku me gruan e tij Jill Biden, ai u përball me një "sfidë" të madhe, veshjen e xhaketës.

Presidenti amerikan shihet teksa përpiqet që ta veshë xhaketën por siç shihet në video nuk arriti dot, pasi era nuk ishte aleate e tij. Zgjidhjen e dha Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, e cila më në fund e ndihmoi ta vishte!

Pamjet e Biden teksa është rrëzuar disa herë nga shkallët e avionit, takimi i tij me njeriun e padukshëm dhe momentet kur është kapur duke fjetur apo dremitur janë bërë virale në rrjet. Madje ish-presidenti Donald Trump për këtë të fundit i ka vënë edhe nofkën "Sleepy Joe", ose Joe i fjetur në shqip.

joe biden jill biden gafat e joe biden

Sondazh

Poll