Art&Argëtim

Enca këshillon njerëzit: Bëji ato pushime për shtatë palë qejfe, mos u bëj skllav i punës

Sipas saj, njerëzit duhet tu kushtojnë më shumë kohë vetes së tyre.

8 Gusht 2022, 18:05 Nga F.M
Enca këshillon njerëzit: Bëji ato pushime për shtatë
Enca Haxhia

TIRANË- Këngëtarja Enca Haxhia kërkon që vajzat të kujdesen për veten e tyre duke u dhuruar sa më shumë pushime. Në dy postime, Enca shkruan se paratë shkojnë e vijnë, por koha nuk kthehet më dhe se asnjëherë nuk do të jetosh sërish të njëjtat momente. Ndaj, sipas saj, njerëzit duhet tu kushtojnë më shumë kohë vetes së tyre. Këngëtarja shprehet se njerëzit nuk mund të bëhen skllevër të punës.

 “Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do jesh kurrë kaq i/e re sa sot ndaj:-Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe; Lëre telefonin; Jeto të tashmen; Kujdesu për shëndetin tënd mendor dhe shpirtëror; Varja lekëve, varja punës, varja njerëzve”- shkruan Enca në postimin e parë.

Enca këshillon njerëzit: Bëji ato pushime për shtatë
Postimi

“Nuk kam respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Veçanërish nëse ke po bën para. Kjo do të thotë që je skllav i punës tënde, skllav i parave. Ti e Meriton atë kohë pushim. Mos e humbisni rininë tuaj duke qenë kaq të pangopur,”- vijon ajo në postimin e dytë.

Enca këshillon njerëzit: Bëji ato pushime për shtatë
Postimi

enca haxhia

Sondazh

Poll