Aktualitet

Zjarri në Kostenje të Librazhdit, zjarrfikësit dhe banorët në “luftë” me flakët

Ndërkohë fatmirësisht pas një beteje të gjatë me flakët, zjarri u vu nën kontroll por duke lënë pas hektarë të tërë me pyje të djegur.

8 Gusht 2022, 13:22 Nga e.k
Zjarri në Kostenje të Librazhdit, zjarrfikësit dhe banorët
Pamje nga zjarri

LIBRAZHD- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë problematike. Vatra e zjarrit në malin e Kostenjes në Librazhd ka vijuar edhe gjatë natës duke vështirësuar punën e zjarrfiksve për ndërhyrje kjo dhe për shkak të erës.

Ndërkohë fatmirësisht pas një beteje të gjatë me flakët, zjarri u vu nën kontroll por duke lënë pas hektarë të tërë me pyje të djegur.

Sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme ndërsa Bashkia e Librazhdit sot ka bërë denoncimin në polici për zjarrvënie të qëllimshme. Bashkia ka kërkuar nga policia marrjen e masave të menjëhershme për gjetjen e autorëve të shkatërrimit të pasurisë publike.

 

 

 

zjarret ne vend librazhd

Sondazh

Poll