Aktualitet

Identifikohet pronari i restorantit në Sarandë që ndoqi klientët me thikë, s'i paguan faturën e darkës

Duke qenë se situata nuk ishte zgjidhur mes kamerierit dhe klientëve, kishte ndërhyrë vetë 48-vjeçari Çoba.

7 Gusht 2022, 18:12 Nga F.M
Identifikohet pronari i restorantit në Sarandë që ndoqi
Sherri në Sarandë

SARANDË- Alban Çoba, 48 vjeç është pronari i restorantit “Fantastic” në Sarandë që është shpallur në kërkim nga policia pasi është konfliktuar me disa klientë.

Këtë pasdite, rreth orës 18:00 disa klientë nga Delvina kishin refuzuar të paguanin darkën që kishin konsumuar në restorantin e Çobës që ndodhet në aksin Turizëm- Kanali i Çukës. Duke qenë se situata nuk ishte zgjidhur mes kamerierit dhe klientëve, kishte ndërhyrë vetë 48-vjeçari Çoba.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Ky i fundit i ndoqi klientët me thikë në dorë gjë që shihej edhe në videon e publikuar nga JOQ. Policia është vënë në kërkim të 48-vjeçarit, por nuk e ka gjetur as në lokal dhe as në shtëpi e për rrjedhojë e ka shpallur në kërkim.

sherr ne sarande alban coba

Sondazh

Poll